AKTUALITET, 27 Maj 2023, 19:12

"Hallin që nuk ma zgjidh, të paktën ma qaj", Rama nga Saranda: Kush troket në bashki të trajtohet më mirë se kryetari

"Hallin që nuk ma zgjidh, të paktën ma qaj", Rama nga

Kryeministri Edi Rama është ndalur këtë pasdite në Sarandë në turin e falënderimeve, ku u shpreh mirënjohës ndaj qytetarëve që i besuan votën në zgjedhjet e 14 majit.

Gjatë fjalës së tij, shefi i qeverisë shpalosi edhe porositë që iu ka dhënë kryebashkiakëve të të gjitha bashkive.

“Programi i çdo kryetari bashkie që ka dalë fitues në 14 maj në pikën e parë duhet të ketë njërzillëkun. Çdokush që troket në bashki duhet të trajtohet më mirë se kryetari i bashkisë, nëse ndodh kjo ia kemi arritur qëllimit. Hallin që nuk ma zgjidh, të paktën ma qaj. Kur dikush na zgjidh hallin i themi 1 herë faleminderit, kush na e qan hallin, 10 herë faleminderit”, tha ai.