AKTUALITET, 27 Maj 2023, 18:38

"Tregojani pensionistëve që keni në familje", Kreshnik Spahiu me laps e letër: Ja sa para do të marrin deputetët kur të dalin në pension

"Tregojani pensionistëve që keni në familje", Kreshnik

Një deputet shqiptar përfiton 2500 euro pension suplementar + pensionin nga profesioni, puna që ka pasur më parë.

Kështu deklaron Kreshnik Spahiu, i cili ka bërë një llogaritje të pensionit që do të marrin deputetët me rritjen e pagave.

Përmes një postimi në “Facebook”, ai shkruan "tregojani këto shifra pensionistëve që keni në familje".

Postimi i plotë

Kush që ka qenë deputet minimumi 1 mandat, përfiton 2500 euro pension suplementar + pensionin që i takon nga puna që ka bërë në jetë, (+pension si ekonomist, jurist etj)
Në këto 33 vite kemi pasur 830 deputetë të ndryshëm)
2500 x 830 = 2.1 milionë euro çdo muaj do paguhen deri sa të vdesin 80, 90 ose 100 vjeç.
Këtu nuk kam llogaritur ministrat, presidentët, kryeministrat dhe funksionarët e tjerë……
Tregojani këto shifra pensionistëve që keni në familje.

"Tregojani pensionistëve që keni në familje", Kreshnik