AKTUALITET, 27 Maj 2023, 15:41

EMRAT/ Arrestimet me urdhër të SPAK për kanabisin në Krujë, lirohet i moshuari, burg për 7 të tjerë

EMRAT/ Arrestimet me urdhër të SPAK për kanabisin në

Dy ditë më parë me urdhër të SPAK u lëshuan 13 urdhër-arreste, nga të cilat u ekzekutuan 8 prej tyre. Ndërkohë mes të arrestuarve kishte dhe policë e kryepleq, me akuzën për kultivim kanabisi. Gjykata e Posaçme caktoi masën e sigurisë arrest me burg për 7 prej tyre, ndërsa caktoi “arrest shtëpie” për 73-vjeçarin Skënder Velja.

Për këtë dosje u lëshuan 13 urdhër arreste, ku 5 prej tyre vijojnë të jenë në kërkim. Hetimet kanë nisur në vitin 2020 ku rezultoi se kanabisi kultivohej në tokë shtetërore, zonë e pyllëzuar në 5 fshatra të Krujës. Në një prej rasteve policia sekuestroi 145 kg kanabis, e paketuar gati për shitje. 13 personat e akuzuar janë pjesë e dy grupeve dhe nga përgjimet ka rezultuar se ata komunikimet i kryenin me aplikacione dhe radio komunikuese të ngjashme me ato të policisë.

TE ARRESTUAR

-Lavdërim (alias Lulzim) Alimani, 33 vjeç, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;

-Saba Shehi, 48 vjeç, banues në Kamzë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;

-Vait Taka, 55 vjeç, banues në Klos, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;

-Asim Pulaci, 52 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;

-Xhemal Zogu, 38 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;

-Shkëlqim Ismaili, 50 vjeç, banues në Fushë Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;

-Ahmet Pulaci, 67 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

NE KERKIM

-Bujar Sefa (alias Xaka), 36 vjeç, banues në Krujë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, si dhe për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

-Haxhi Murati, 33 vjeç, banues në fshatin Arrameras, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;

-Armand Dërvishi, 20 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;

-Edison Xaka, 42 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;

-Agron Asllanaj, 68 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.