TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vendimin e Kuvendit për të rritur rrogat e deputetëve dhe të ministrave, pensionistët shqiptarë nuk e kanë pritur mirë. Ata e cilësojnë këtë ligj të ri që u miratua të enjten në Kuvend si krim ndaj tyre, në një kohë kur vetë përballen me vështirësi ekonomike.
Të moshuarit në Elbasan thonë se i besuan premtimeve të kryeministrit ndaj dhe e votëbesuan më 14 maj. Të revoltuar të moshuarit pohojnë se mezi sigurojnë mbijetesën aq sa shpesh i mohojnë vetes edhe një kafe.
“Jam i zhgënjyer, shumë keq, zyrtarët janë për veten jo për popullin. Qeveria u kthen bërrylin pensionistëve. Skandal nuk ka më ku të vete. Ata kanë rrogë 3-fish, unë marr 85 mijë lekë pension, as ilaçet nuk marr dot. Është tallje, në vend të na shtynin neve, ata rrisin rrogat e tyre. Nuk pi dot një kafe, shumë skandal”, tha një pensionist. Por ka dhe nga ata që rritja e rrogave të pushtetarëve nuk i ka surprizuar. “Ata drejtojnë gjithë vendin, iu takon”, tha një prej tyre.