TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Motër e vëlla, shtetas shqiptarë, janë arrestuar nga policia italiane, pasi u kapën me një sasi kokaine. Ndërkohë, gjatë kontrollit në banesën e tyre u gjetën dhe mbi 22 mijë euro cash. Dy shqiptarët, të moshës 30 dhe 25 vjeç, kryenin dërgesa droge në shtëpitë e blerësve.
Pasditen e së enjtes, hetuesit kanë ndjekur të renë që u kap në Cassano Magnago duke dhënë një dozë kokaine prej rreth gjysmë grami një shtetasi italian, kundrejt vlerës 50 euro. Në çantën e saj u gjetën katër doza të tjera dhe 140 euro.
Ndërkohë, gjatë kontrollit në banesë u gjetën dhe u sekuestruan 500 kilogram kokainë të ndarë në nëntë mbështjellës me peshë rreth 50 gramë secila dhe 73 doza të tjera. Sakaq u zbuluan 22.300 euro cash dhe 5 celularë me të cilët dy të arrestuarit merrnin porosi.