AKTUALITET, 6 Korrik 2023, 20:24

“Kanë marrë nga 20 mln euro kompani që nuk ekzistojnë”, deputeti Shehi nga Kuvendi: Kush ka vjedhur para nga inceneratorët, vendin e kanë në burg

“Kanë marrë nga 20 mln euro kompani që nuk

Nga foltorja e Kuvendit, deputeti Dashamir Shehi iu drejtuar të gjithë atyre që sipas tij kanë vjedhur paratë e inceneratorëve, duke u thënë se vendi i tyre është në burg.

Gjithashtu ai theksoi se vendi duhet të ‘pastrohet’ nga ata që kanë vjedhur qytetarët shqiptarë.

“Duhet të pastrohet vendit. Duhet një sistem edukimi masiv për këtë punë. Duhet një edukim i një brezi që nuk e ka shumë konceptin e pastërtisë. Disa para më mirë se të shkojnë për disa projekte bosh më mirë të shkojnë për edukim.

Projektet në këtë fushë duhet të kalojnë nivelin e zgjedhjeve. Për të treguar që ky është një sektor që ka të ardhme vetëm nëse punohet ndershmërisht, vagabondët që kanë vjedhur paratë e inceneratorëve duhet të shkojnë në burg. Se ndryshe gjithë këto llafe që themi ne këtu janë llafe kot. Kanë marrë nga 20 mln euro kompani boshe që nuk ekzistojnë. Të prishim para për të këtë punë se është e rëndësishme, por ashtu si duhet. Jo t’i vjedhim”, deklaroi Shehi.