AKTUALITET, 6 Korrik 2023, 15:31

“Kontratat, të gjitha në lekë”, Banka qendrore njofton ndryshimin e madh

“Kontratat, të gjitha në lekë”, Banka qendrore

Kontratat e shitje-blerjes për mallra apo pasuri të paluajtshme do bëhen në monedhën kombëtare, lekë. Ky lajm i bë i ditur nga kreu i Bankës qendrore Gent Sejko, i cili gjatë një raportimit në Kuvend u shpreh se ka një iniciativë  nga Banka e Shqipërisë e cila është pjesë e deeuroizimit. Sipas Sejkos kjo do të ulte efektet negative të kursit të këmbimit.

Guvernatori Sejko tha euro është dobësuar ndaj lekut si pasojë e hyrjes së sasive të mëdha të monedhës europine në vend. Vetëm shitja e pasurive të paluajtshme te të huajt kap vlerën 260 mln euro.

Banka e Shqipërisë  parashikon që  niveli i inflacionit të vend do të vijoj uljen në pjesën e dytë të vitit për tu kthyer në objektiv në mesin e vitit të ardhshëm.