TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 34-vjeçar është arrestuar këtë të shtunë në Maminas nga Policia e Durrësit, pasi u kap me armë zjarri në automjet. Sipas policisë, armët dyshohet se ishin trafikuar nga Kosova dhe do të shiteshin te grupe kriminale në qytete të ndryshme të Shqipërisë.
Në pranga ka rënë M. B., 34 vjeç, banues në Kukës, ndërsa është arrestuar edhe D. N., 39 vjeçe, banuese në Prizren, e dyshuar për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Gjatë kontrollit të automjetit me të cilin ata po lëviznin në Maminas, policia sekuestroi 3 armë zjarri, pistoleta, si dhe 34 fishekë.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Finalizohet operacioni i koduar “Hallkat”, kundër trafikimit të armëve të zjarrit, nga Kosova, me qëllim shitjen grupeve kriminale.
Sekuestrohen 3 pistoleta, dhjetëra fishekë luftarak, 1 automjet dhe 1 armë e ftohtë.
Arrestohet në Maminas, shtetasi që transportonte armët e zjarrit, me automjet.
Në pranga edhe pasagjerja, banuese në Kosovë, për moskallëzim të krimit.
Si rezultat i punës hetimore dhe operative, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, nëpërmjet konstatimit dhe goditjes së rasteve të trafikimit të armëve të zjarrit, në Shqipëri, me qëllim shitjen grupeve kriminale në qytete të ndryshme, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Durrës, finalizuan operacionin e koduar “Hallkat”.
Në kuadër të operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasi M. B., 34 vjeç, banues në Kukës, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, si dhe shtetasja D. N., 39 vjeçe, banuese në Prizren, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Gjatë kontrollit në automjetin me të cilin ata lëviznin në Maminas, u gjetën 3 armë zjarri (pistoleta) dhe 34 fishekë, që dyshohet se janë trafikuar nga Kosova. Më tej, gjatë kontrollit në banesën e 33-vjeçarit, u gjet 1 armë e ftohtë (dorezë hekuri).
Hetimi vijon për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.