AKTUALITET, 14 August 2026, 19:18

Mjaftuan pak minuta shi, përmbytet Pogradeci! Vetëm pak kohë pas inaugurimit, pusetat bllokohen, uji “pushton” rrugët

Mjaftuan pak minuta shi, përmbytet Pogradeci! Vetëm pak kohë pas

Vetëm pak kohë pas inaugurimit të ndërhyrjeve në lagjen “Naim Frashëri” në Pogradec, reshjet e shiut kanë nxjerrë në pah problematikat me sistemin e kullimit.

Pusetat u bllokuan, ndërsa uji vërshoi në rrugë duke krijuar një “lum” në mes të lagjes muze.


Situata ka ngritur pikëpyetje mbi cilësinë e punimeve të kryera dhe funksionimin e rrjetit të kanalizimeve, pasi një zonë e rehabilituar dhe inauguruar vetëm pak kohë më parë nuk arriti të përballojë reshjet, duke u përmbytur nga bllokimi i pusetave.