TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Situata nga zjarret në Lurë vijon të jetë kritike, pasi flakët kanë marrë përmasa të mëdha dhe po rrezikojnë banesat në zonë. Forcat në terren po përpiqen të frenojnë përhapjen e zjarrit, ndërsa ndërhyrja po kryhet në disa fronte.
Mbi 170 forca janë angazhuar që prej orëve të para të mëngjesit në operacion. Në terren ndodhen punonjës të Bashkisë Dibër, të zonave të mbrojtura, forcat e ushtrisë dhe Policia e Shtetit. Ndërkohë, nga ajri është ndërhyrë me dy avionë.
Autoritetet dyshojnë se zjarret mund të jenë të qëllimshme, pasi janë evidentuar disa vatra në zona të ndryshme. Për shkak të situatës së rënduar, prej ditës së djeshme në Lurë ka qëndruar edhe një ambulancë me staf mjekësor.
Raportohet se një person është lënduar si pasojë e asfiksisë nga tymi dhe ka marrë ndihmë mjekësore në spital.
Ndërhyrja vijon si nga toka, ashtu edhe nga ajri, ndërsa prioritet mbetet shmangia e përhapjes së flakëve drejt banesave.