TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme përfshiu zonën Paulesh–Vidhasasgjel, në Njësinë Administrative Pajovë të Peqinit.
Flakët përshkuan një sipërfaqe me ullishte, pyll, ferra dhe bimësi të egër, duke përfshirë nga zjarri mbi 2 hektarë tokë, kryesisht ullishte dhe barishte.
Për shuarjen e flakëve u angazhuan 22 forca zjarrfikëse, ndërsa në terren ndërhynë edhe forca të Policisë dhe banorë të zonës.
Në operacion morën pjesë gjithashtu zjarrfikës nga Elbasani, Cërriku, Belshi dhe Rrogozhina, të cilët punuan për izolimin dhe shuarjen e flakëve.
Pas ndërhyrjes së forcave, zjarri u vu nën kontroll, duke shmangur përhapjen e tij në sipërfaqe të tjera.
Ndërkohë, të dhënat paraprake ngrenë dyshime se zjarri mund të jetë shkaktuar qëllimisht. Autoritetet pritet të vijojnë verifikimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e saktë të rënies së zjarrit.