TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas fjalimeve të mbajtura përpara Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin nëpër rrugët e Tiranës, ndërsa në protestën e sotme është përfshirë edhe diaspora shqiptare.
Gjatë marshimit në kryeqytet, protestuesit kanë bërë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, si dhe për arrestimin e tij dhe të liderit të opozitës, Sali Berisha.
Një pjesë e fjalimeve të sotme u mbajtën nga emigrantët, të cilët kanë udhëtuar drejt Tiranës posaçërisht për t’iu bashkuar protestës.
Në deklaratat e tyre, ata folën për arsyet që, sipas tyre, i kanë detyruar të largohen nga Shqipëria dhe kritikuan situatën politike dhe qeverisjen në vend.
Gjatë marshimit protestuesit kanë brohoritur: “Rama, jep dorëheqjen!” ,
“Rama në burg, Berisha në burg!”, “Diaspora është me ne!”