SPORT, 24 Nëntor 2021, 21:09

Rudi Garcia në bisedime me Manchester United

Rudi Garcia në bisedime me Manchester United

"The National" vjen me një tjetër emër të mundshëm për stolin e Man United: Ai është Rudi Garcia.

Trajneri 57-vjeçar, i njohur në Serie A për të kaluarën e tij me Romën, i dha fund aventurës së tij në pankinën e Lionit në qershor dhe për momentin ai është i lirë dhe gati për një aventurë të re.

Sipas kanalit britanik të lajmeve, Garcia foli me Man United përpara fitores 2-0 të Ligës së Kampionëve në Villarreal, e cila i lejoi klubit të kalonte në fazën me eliminim direkt.