SPORT, 24 Nëntor 2021, 16:00

Ushtarë elitarë në Afganistan, zbulohen binjakët misteriozë që po mbrojnë Ronaldon

Ushtarë elitarë në Afganistan, zbulohen binjakët

Kristiano Ronaldo, futbollisti i Manchester United, po i kushton shumë vëmendje sigurisë. Për këtë arsye ai ka punësuar një ekip truprojash, të cilët kanë për detyrë të mbrojnë atë dhe familjen e tij 24 orë në çdo ditë të javës.

Por kush janë dy truprojat që qëndrojnë afër sulmuesit portugez?

Ata janë punësuar vetëm pak muaj më parë dhe njëri nga binjakët u fotografua edhe në fillim të këtij muaji në festën e datëlindjes së vajzës së futbollistit, Alana Martina, që Xhorxhina organizoi në Madrid.

Dy shoqëruesit e një prej futbollistëve më të famshëm të planetit quhen Sergio dhe Jorge Ramalheiro, dy ish-ushtarakë që shërbyen në Afganistan dhe më pas u bënë pjesë e sektorit të mbrojtjes së gardës portugeze që kujdeset për sigurinë e politikanëve apo gjyqtarëve.

Ngjashmëria identike e Sergio dhe Jorge Ramalheiro ka ngjallur kuriozitet në rrjet, ndërsa mediat portugeze kanë zbuluar se ata kanë edhe një vëlla tjetër dhe janë trinjakë. Ajo që ka nxitur më shumë komentet, është stili në të veshur i binjakëve, të cilët shfaqen vazhdimisht të kuruar dhe në formë.