TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mesditën e sotme do të rikthehen në fushë skuadrat e Kategorisë së Parë për të luajtur javën e 10-të të kampionatit.
Natyrisht sytë do të jenë nga Bylisi kryesues i cili këtë kampionat është i pagabueshëm.
Ballshiotët kanë një test të vështirë aty ku do të luajnë në transfertën e Shkumbinit, me peqinasit të cilët dhe pse nuk po kalojnë një moment të mirë, pritet t’i hapin punë kryesuesve.
Sfidë interesante do të jetë dhe ajo mes Tomorit dhe Butrintit. Beratasit kanë lënë pas humbjen me Erzenin në fundjavë dhe tre pikët do të ishin mjaft të rëndësishme për vazhdimësinë.
Erzeni do të ketë një tjetër provë force, me shijakasit që presin në shtëpi Burrelin.
Apolonia do të luajë kundër Turbinit, Besëlidhja do të luajë në transfertën e largët të Maliqit, Tërbuni pret në shtëpi Pogradecin, ndërsa Lushnja sfidon Korabin dhe Vora luan kundër Pogradecit.