TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Bayerni i Mynihut vijon ecurinë perfekte në ndeshjet e grupeve të Champions League. Kampionët e Bundesligës, në raundin e parafundit, mposhtën 1-2 Dynamon e Kievit, duke shkuar në kuotën e 15 pikëve, teksa në sfidën e fundit do të presin Barcelonën.
Robert Lewndowski dhe Coman shënuan në pjesën e parë në “Stadiumin Olimpik” të Kievit, ndërsa në pjesën e dytë skuadra e Nagelsmannit lëshoi disi terren dhe pësoi një gol, që mban firmën e Garmash, por pa rrezikuar më tej humbjen.
Siguron kualifikim Manchester United vetëm dy ditë pas shkarkimit të trajnerit norvegjez, Ole Gunnar Solskjaer.
“Djajtë e Kuq” mposhtëm 0-2 Villarrealin me gola të Cristiano Ronaldos dhe Sanchos në fundin e ndeshjes.
Tashmë Manchester United do t’i mjaftojë edhe një pikë në sfidën e fundit ndaj Young Boys për ta patur të sigurt vendin e parë.