TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Karim Benzema është shpallur fajtor për bashkëpunim në përpjekje për të shantazhuar ish-bashkëlojtarin e tij Mathieu Valbuena e me një video me pullë të kuqe.
Ai është dënuar me një vit burg me kusht dhe 75 mijë euro gjobë. Çfarë do të thotë kjo?
Ylli i Real Madridit përpos gjobës nuk do të vuajë dënimin me burg, por një gjë e tillë mund të ndodhë nëse sulmuesi përsërit veprën penale. Pra ai do të vazhdojë karrierën normalisht me skuadrën “galaktike” dhe kombëtaren e Francës.
Benzema është i vetmi që nuk u akuzua për shantazh, ndaj tij rëndonte vetëm akuza e bashkëpunimit.