TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Drejtuesit e Manchester United janë duke zhvilluar së fundmi negociata me shumë trajnerë për të zëvendësuar të shkarkuarin Ole Gunnar Solskjaer. Një ndër emrat që kanë kontaktuar "Djajtë e Kuq" ka qenë edhe trajneri i kombëtares, Roberto Mancini.
Mirëpo, ky i fundit ka qenë i prerë në përgjigjen e tij duke theksuar se dëshiron të qëndrojë i përqëndruar te azurrët të cilët në mars do të luajnë edhe "Play-Off" për Katar 2022.
Kujtojmë se Mancini ka qenë më parë pjesë e Premier League teksa ka trajnuar Manchester City, madje me sukses, sepse ia ka dalë të fitojë titullin kampion. Në këtë formë, United e ka menduar si teknikun e duhur për t’i rikthyer te suksesi, megjithatë italiani ka synim vetëm kombëtaren.