SPORT, 24 Nëntor 2021, 12:25

Liga e Kampionëve, ja si kualifikohet Interi për fazën e 1/8-ve

Liga e Kampionëve, ja si kualifikohet Interi për fazën e 1/8-ve

Interi ndodhet për momentin në kuotën e 7 pikëve në Grupin D, dy më pak se Reali dhe 1 më shumë se Sherifi. Për të siguruar kualifikimin përtej fazës së grupeve, zikaltrit kanë dy mundësi.

E para dhe më e sigurta do të ishte t’i fitonin të dyja ndeshjet e ardhshme duke mos u mbështetur te asnjë prej ndeshjeve të rivalëve. Por, Interi mund ta presë biletën që sot nëse vetë do të mposhtë ukrainasit dhe nga ana tjetër Reali nuk do të humbasë me Sherifin.

Në rast të një surprize të moldavëve në “Bernabeu”, zikaltërve u ngelet të luajnë çdo gjë në ndeshjen e fundit me madrilenët. Në këtë situatë Interit nuk i lejohen hapa falsë sepse fitorja e mundshme Sherifit me Shahtjorin në ndeshjen tjetër do të kualifikonte moldavët duke i hequr kështu Interit, jo vetëm 1/8, por edhe shpërblimin prej 20 milionë eurosh të vënë në dispozicion nga UEFA.