SPORT, 24 Nëntor 2021, 16:46

Sulmuesi i Bayernit pozitiv me COVID, dorëzohen dy nga “rebelët” e pavaksinuar

Sulmuesi i Bayernit pozitiv me COVID, dorëzohen dy nga

Pesë lojtarë të Bayern Munchen nuk kanë pranuar të vaksinohen gjatë kësaj periudhe: Joshua Kimmich, Eric-Maxim Choupo-Moting, Michael Cuisance, Serge Gnaby dhe Jamal Musiala.

Dy të fundit janë dorëzuar dhe kanë marrë dozën e parë nga mjeku i klubit bavarez. Presioni i Bayernit me ulje rrogë, por edhe dëshira për të evituar qëndrimin në karantinë, ka ndikuar që Gnabry dhe Musiala të pranojnë marrjen e vaksinës.

“Rebelët” janë reduktuar në tre deri tani, teksa njëri prej tyre, sulmuesi Choupo-Moting, ka rezultuar pozitiv me Covid-19 në testet e kryera.

Me anë të një deklarate zyrtare, klubi i Bayernit bën të ditur se 32-vjeçari nga Kameruni gëzon shëndet të mirë dhe ka nisur menjëherë karantinën.