SPORT, 10 Janar 2022, 10:42

Fundjavë pozitive për lojtarët shqiptarë në Europë, ja si vlerësohen legjionarët

Fundjavë pozitive për lojtarët shqiptarë në

Fundjava që sapo lamë pas ka qenë pozitive për lojtarët shqiptarë që aktivizohen në Europë.

Faqja e njohur e statistikave “Sofa Score”, ka bërë vlerësimet e legjionarëve në këtë fundjavë që sapo lamë pas.

I pari në këtë klasifikim është mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ivan Balliu, i cili është vlerësuar me notën 8,1. Balliu me Vajekanon e tij ka realizuar gol duke i dhuruar barazimin 1-1.

I dyti në këtë renditje është Dejvi Bregu, i cili vlerësohet me notën 7,8, ku ka dhuruar asistin e golit të fitores së Bolusporit ndaj Balikesirsporit.

I treti është lojtari i Kombëtares shqiptare, Odise Roshi, i cili është vlerësuar me notën 7,8 ku ka spikatur me paraqitjet e tij me ekipin e tij Boluspor.

I katërti renditet sulmuesi i Kombëtares, Rei Manaj, i cili është vlerësuar me notën 7,3 dhe ka spikatur me paraqitjet e tij me ekipin e Specias.

I pesti në këtë renditje është portieri Gentian Selmani, i cili është vlerësuar me notën 7,1 teksa ka ruajtur portën e paprekur me Bolusporin e tij në ndeshjen ndaj Balikesirspor.

VLERËSIMET E LEGJIONARËVE, SIPAS FAQES SË SPECIALIZUAR “SOFA SCORE” 

Fundjavë pozitive për lojtarët shqiptarë në