SPORT, 9 Janar 2022, 16:11

Spanjë/ Ivan Balliu protagonist me gol, i jep një pikë Rajo Vajekanos

Spanjë/  Ivan Balliu protagonist me gol, i jep një pikë Rajo

Ivan Balliu ishte protagonist për Rajo Vajekanon në ndeshjen kundër Real Betis, të mbyllur në barazim 1-1.  Mbrojtësi shqiptar shënoi golin e barazimit, duke evituar humbjen e Rayos.

Ishte minuta e 71-të kur 30-vjeçari i lindur në Spanjë (tri ndeshje me kombëtaren shqiptare), tundi rrjetën kundërshtare me një goditje potente brenda zonës kundërshtare.

Ky ishte goli i parë për Balliun këtë sezon në La Liga. Me këtë realizim ai bëhet futbollisti i dytë i Kombëtares që shënon në La Liga, pas Valdet Ramës.

Vendi i shtatë me 31 pikë për Rajo Vajekanon në La Liga, ndërsa Real Betis renditet në vend të tretë.