AKTUALITET, 19 October 2026, 21:24

Bamir Topi: Policia po merr njerëzit nga kefenetë si në Kilin e 73-shit, e papranueshme!

Bamir Topi: Policia po merr njerëzit nga kefenetë si në Kilin e

Ish Presidenti Bamir Topi, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në Vizion Plus, kritikoi menaxhimin e revoltës së studentëve nga Policia e Shtetit, e cila shpesh ka përdorur taktika dhe dhunë jo proporcionale. 

Topi tha se skenat që janë shfaqur në Tiranës, i kanë kujtuar vitin 1973 në Kili, kur Policia merrte njerëzit e ulur në kafe. 

"Nuk i njoh vetes njohuritë profesionale për menaxhimin e situatave të dhunës, kam parë pjesën politike. Por, ajo që ëhtë konstatuar është mungesa apo pamjaftueshmëria e profesionalizmit dhe ajo që unë pashë sonte, që sigurisht është direktivë, situatë që unë edhe ti mund ti kemi parë në situatat e shtatorit të ’73, në Santiago në Kili kur merrnin njerëzit të ulur nëpër kafe. Edhe sonte e njëjta situate, totalisht e papranueshme. Nuk ka profesionalizëm. Polici nuk ka thjesht shkopin e gomës. Nuk mund të shkojë me paragjykim, po shkoj në kafe të marr dikë, atje ka edhe njerëz indiferentë ndaj protestës. 

Jam qytetar i vjetër i Tiranës, e njoh mirë historinë e Tiranës, harmoninë që ka patur në vite, madje ndryshe nga sot, në vitin 1997, i njoh banorëve të Tiranës, rolin për të amortizuar atë që po ndodhte në Shqipëri. Sot na ndodh e kundërta, Tirana bëhet arenë e një përplasje që askush nuk do ta donte. Ai që është më i fuqishëm, që ka të gjithë armët në dorë, duhet të jetë racional. Racionaliteti nuk vjen me dhunë, por është te mendja e politikanit, që duhet të dijë të parashikojë se çfarë sjell dhuna.  

SHISH ka ikur në drejtim të paditur, quhet institucion i sigurisë kombëtare. Nëse këto institucione nuk funksionojnë, ose funksionojnë dobët, të vjen një situatë e tillë", deklaroi Topi.