SPORT, 9 Janar 2022, 17:45

Magji e Sasuolos, kthen me këmbë në tokë Empolin e Bajramit dhe Ismajlit

Magji e Sasuolos, kthen me këmbë në tokë Empolin e Bajramit

Sasuolo siguron një fitore të madhe në transfertë duke mposhtur Empolin me rezultatin e thellë 1-5.

Nedim Bajrami dhe Adrian Ismajli zbritën të dy si titullarë për ekipin e Empolit por pa mundur të lënë gjurmë. Sasuolo kaloi në avantazh që në minutën e 13-të teksa Berardi u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Tri minuta më pas Empoli barazoi shifrat provizorisht në 1-1 por vetëm kaq pasi Raspadori realizoi për Sassuolo në minutën e 24-të duke rikthyer verdhezinjtë në avantazh. Në pjesën e dytë, Empoli mbeti me dhjetë lojtarë, ndërsa në minutën e 64-të, Bajrami u zëvendësua.

Fill pas këtij momenti, Sasuolo shënoi dhe tri herë të tjera duke sigluar rezultatin final në 1-5.

SERIE A – Java 21
Empoli-Sasuolo 1-5
Shënues: Henderson 16’ / Berardi (pen) 13’, Raspadori 24’, 71’, Scamacca 67’, 90+2