TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas tri humbjeve dhe një barazimi në katër ndeshjet e fundit, Napoli më në fund shijon fitoren e parë. Blutë e Spaletit mposhtën në “Maradona” ekipin e Sampdorias me rezultatin minimal 1-0.
Golin për napolitanët e shënoi Petanja në fundin e pjesës së parë. Fal këtij trepikëshi, Napoli renditet në vendin e tretë në kuotën e 43 pikëve.
Një fitore të thellë 2-6 në transfertë sigurojë Atalanta përballë Udinezes. Titullar për bergamaskët zbriti mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, i cili u aktivizua deri në minutën e 90-të.
Golat për Atalantën u shënuan nga Pasaliç, Muriel, Maliovski në pjesën e parë ndërsa në të dytën shënuan Muriel, Maehle dhe Pesina.