SPORT, 8 Janar 2022, 22:33

Shuplakë në minutën e 89 për Barçën, katalanasve u ikën fitorja nga duart

Shuplakë në minutën e 89 për Barçën, katalanasve

Barcelonës i kanë ikur sot nga duart tri pikë shumë të rëndësishme për renditjen pas një goli të pësuar në minutën e 89 ndaj Granadës. Skuadra e Çavit mund të kthehej përsëri në zonën Champions me një fitore sot, por nuk ia ka dalë të merrte pikët e plota.

Luk De Jong, edhe pse është i destinuar për t’u larguar nga katalanasit, vazhdon të jetë emri kryesor i sulmit në këto javë dhe pa fillimisht t’i anulohej një gol në pjesën e parë, para se të shënonte golin e avantazhit në minutën e 57 të sfidës, pas një asisti të Dani Alvesh i cili u paraqit si në ditët e tij më të mira me fanellën e katalanasve duke rrezikuar vazhdimisht në krahun e djathtë.

Pas këtij goli, Granada u hodh në sulm dhe shtoi rastet para Ter Shtegen, sidomos pasi Gavi u ndëshkua me të dytin e verdhë dhe la ekipin me 10 lojtarë. Momenti vendimtar do të vinte në minutën e 89, kur Puertas shfrytëzoi një goditje nga këndi për të dërguar topin në rrjetë dhe barazuar shifrat për barazimin përfundimtar 1-1.