SPORT, 9 Janar 2022, 18:00

Kërkohej me ngulm nga Çelsi, talenti i Barcelonës jep përgjigjen

Kërkohej me ngulm nga Çelsi, talenti i Barcelonës jep

Mbrojtësi i Barcelonës, Serxhinjo Dest, ka vendosur të qëndrojë në skuadrën e Barcelonës. Futbollisti nuk dëshiron të largohet tani nga ekipi dhe është i gatshëm të luftojë për vendin e titullarit.

Me ardhjen e Çavit në krye të stolit të Barcelonës, Dest nuk ka arritur të gjejë formën e tij më të mirë dhe duket se në formacion do të jetë veterani Dani Alvesh. Kështu në Spanjë e bën të sigurt largimin e djaloshit nga “Kamp Nou”.

Largimi i tij do të ishte dhe në favor të Barcelonës, që dëshiron të rregullojë bilancet financiare. Çelsi ishte në kërkim të një mbrojtësi dhe amerikani Dest shihej i duhuri për Tomas Tuhel, por duket se klubi anglez nuk ka mundur t’i ndryshojë mendjen 21-vjeçarit.