SPORT, 9 Janar 2022, 10:59

Xhevahirët e Tiranës, ja lojtarët që mund të sjellin milionat

Xhevahirët e Tiranës, ja lojtarët që mund të sjellin

Tani që flasim Tirana ka disa lojtarë nga të cilët mund të përfitojë prej shitjes së tyre. Si fillim është Marsel Ismajlgeci.

Më pas janë Bekaj, Seferi, Toli, Hoxhallari, Gjumsi, Totre, por edhe Limaj e Xhixha.

Të gjithë të rinj dhe që kanë mundësi të shkojnë në një skuadër më të madhe jashtë Shqipërisë. Kujtojmë që Tirana është skuadra pararojë sezonet e fundit.

Gjithmonë ajo ka shitur lojtarë. Vetëm në sezonin 2020-2021, Tirana shiti Muçin, Çelhakën dhe Kobinën duke grumbulluar rreth një milionë euro.

Ekipi pritet të arkëtojë edhe këtë sezon nga lojtarët që ka në skuadër, duke qenë një nga akademitë më fitimprurëse në Shqipëri.