TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Protesta në Lezhë ka degraduar në akte vandale, ndërsa protestuesit kanë prishur statujën e “Lahutës së Malësisë” në qendër të qytetit.
Pamjet janë ndarë në Facebook nga deputeti socialist i Lezhës, Admir Kadeli. Kadeli u ka bërë apel të rinjve që të mos shkatërrojnë qytetin, ndërsa protestojnë.
Reagimi i plotë:
Po të ishte "Lahuta e Malcís” një iPhone, dyshoj shumë se do ta thyenin e do ta shkelnin me këmbë kështu!
Ju lutem, ju lutem, motra e vëllezër:
protestoni, por mos shkatërroni!
Mos e dëmtoni qytetin tonë, qytetin tuaj!
Është shtëpia jonë e përbashkët”, shkruan deputeti socialist, Admir Kadeli.