TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sulmuesi i Çelsit, Romelu Lukaku, është bërë sërish pjesë e disa polemikave. Kësaj radhe kanë të bëjnë me klubin e Romës për një video të postuar në “TikTok”.
Roma gjithmonë i ka shfrytëzuar rrjetet e saj sociale në mënyrë zbavitëse për tifozët. Në shumë postime në Twitter dhe në TikTok, klubi bën shaka nga më të ndryshmet me klubet e tjera ose dhe me lojtarët.
Mirëpo duket se këtë shaka Lukaku nuk e ka pritur mirë dhe sipas mediave në kryeqytetin italian, belgu po shqyrton me avokatët e tij mundësinë e një përballje ligjore me Romën.
Kjo është polemika e dytë në pak javë për sulmuesin e Çelsit, pas deklaratës që donte të rikthehej te Inter.