SPORT, 9 Janar 2022, 20:45

Juventus fiton me një përmbysje të jashtëzakonshme ndaj Romës

Juventus fiton me një përmbysje të jashtëzakonshme ndaj

Roma-Juventus do të kujtohet gjatë për spektaklin e jashtëzakonshëm që dhuroi, ndeshje e cila përfundoi me suksesin 4-3 me përmbysje të bardhezinjve. 

Serinë e golave e hapi Roma në minutën e 11-të me një gol me kokë nga Abraham.

Shtatë minuta më vonë, në të 18-tën, Dibala barazon shifrat me një gol shumë të bukur duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin e barabartë 1-1.

Sapo fillon pjesa e dytë, në minutën e 48-të Mkhitaryan kalon në avantazh Romën. Në minutën e 53-të Pelegrini trefishon shifrat (3-1) me një gol fantastik nga goditja e dënimit.

Dukej sikur loja kishte mbaruar, por Juventus zgjohet.

Në minutën e 70-të shënon me Lokatelin duke rihapur sfidën. Katër minuta më vonë Kulusevski barazon rezultatin në 3-3.

De Shiljo kryen mrekullinë duke përmbysur rezultatin në minutën e 77-të.

Në minutën e 81-të De Ligt ndëshkohet me karton të kuq dhe Pelegrini humbet një 11-metërsh.

Juventus ndodhet tashmë në vendin e pestë me 38 pikë ndërsa Roma në vendin e tetë me 32 pikë.