AKTUALITET, 19 October 2026, 21:26

Topi Bamir flet për revoltën që ka shpërthyer në Tiranë: Shikon studentë që bëjnë nga 2-3 punë për të garantuar strehim, është e pafalshme

Topi Bamir flet për revoltën që ka shpërthyer në

Ish-presidenti Bamir Topi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion  Plus, u shpreh se gjendja e studentëve është shumë e rëndë, duke sjellë edhe krahasime nga vende të tjera dhe se qeveria ka bërë vetëm premtime, pa përmbushur asnjë prej tyre. 

“Historia e studentëve është jashtëzakonisht specifike në Tiranës. Kemi dëgjuar premtime pafund për kolegje universitare, rezidenca, etj dhe asgjë nuk është realizuar. Jam në kontakte, shikon studentë që bëjnë nga 2-3 punë për të garantuar strehim, është e pafalshme. Këta njerëz do të formohen dhe studiojnë, apo do të punojnë?. 

Kam studiuar jashtë, në kolegjet e Italisë gjithcka është gratis. Ky është investimi që politika duhet të bëjë. 

Çfarë mund të themi kur edhe vetë studentët në Tiranë kanë vështirësi. Përfytyro ata që vijnë në periferi? Janë në ekstrem të varfër. Ata janë të rinj, do të ushqehen, të shkollohen, do të bëjnë jetë sociale. Ka humbur ndjeshmëria. Ka një kategori njerëzish që bëjnë darka dhe dreka, tangërlliqe dhe pjesa tjetër… Jemi vend i vogël, njerëzit evidentohen menjëherë në varfërinë e tyre. 

Nuk është normale për një politikë që mashtron qytetarin, jep premtime dhe nuk realizon asgjë. E ka mendjen se si do të jetë arkitektura e një pallati sesa te studentët. Nuk ka predispozicion”- tha Topi.