AKTUALITET, 19 October 2026, 21:17

Topi: Rama është njeriu i plotfuqishëm i Shqipërisë, e mendon veten si një njeri që ka në dorë çdo gjë

Topi: Rama është njeriu i plotfuqishëm i Shqipërisë, e

Ish-presidenti Bamir Topi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, duke folur për rolin e kryeministrit Rama dhe reagimin e tij në ditën e 7-të të protestës studentore, u shpreh se si mendon se ka në dorë çdo gje dhe nuk do të tërhiqet.

Pjesë nga biseda

Rakipi: Rama thotë se nuk tërhiqet. Si e shihni ju këtë reagim? Shihni thellim të krizës?

Bamir Topi: Nuk kam pritur që ai të reagojë ndryshe. Prej kohësh, ai është njeriu i plotfuqishëm i Shqipërisë. Nuk ka në konsideratë asnjë institucion tjetër, as presidentin. Rama e mendon veten si një njeri që ka në dorë çdo gjë. Në vijën e parë është politika, por nuk po shohim politikë. Është shkatërruar politika shqiptare në strukturë, ndaj s’ka kush i jep zgjidhje problemit. Kemi vetëm një palë që komandon dhe kjo është shumë e dhimbshme. Politikanët kanë humbur çdo lidhje me ata që e kanë detyrim t’i përfaqësojnë. As politikanët e vjetër nuk reagojnë, preferojnë të rrinë në karrigen e komfortit. Kjo është tashmë një histori kronike. Kjo është situata”- tha Topi.