TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Qarkullimi në aksin Tiranë-Durrës i është rikthyer normalitetit këtë të shtunë, pasi kanë përfunduar punimet për montimin e trarëve metalikë të mbikalimit të ri në Kashar.
Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se punimet kanë përfunduar përpara afatit të parashikuar, falë angazhimit me mjete dhe punëtorë të shtuar.
Aksi ishte bllokuar në orën 23:00 të së premtes dhe, sipas njoftimit fillestar, kufizimi i qarkullimit ishte parashikuar të vijonte deri në orën 05:00 të së shtunës. Gjatë punimeve, qarkullimi ishte devijuar në dy korsitë në anën e majtë, ndërsa lëvizja në drejtim të aeroportit nuk ishte prekur.
Njoftimi i ARRSH:
Përfundojnë përpara afatit punimet për montimin e trarëve metalikë të mbikalimit të ri në Kashar!
Falë angazhimit me mjete dhe punëtorë të shtuar punimet për montimin e trarëve metalikë të mbikalimit të ri në Kashar kanë përfunduar përpara parashikimit, duke mundësuar vijimin normal të qarkullimit në aksin Tiranë–Durrës.
Sot, qarkullimi në aksin Tiranë–Durrës do të vijojë normalisht.