TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

TPZ ka siguruar pamjet nga momenti kur 35-vjeçari Refit Buzi liron ish-partneren e tij, Rozalinda Plaka, të cilën e mbante peng pas krimit të rëndë që tronditi fshatin Vidhisht të Roskovecit.
Ngjarja mori përmasa tragjike pasi Buzi vrau me armë gjahu ish-vjehrrin dhe ish-vjehrrën e tij. Pas krimit, ai mori peng ish-të fejuarën dhe u largua nga vendngjarja, duke u fshehur në një zonë ku më pas u rrethua nga forcat speciale RENEA.
Pas rreth tetë orësh negociatash intensive, 35-vjeçari pranoi të lironte Rozalinda Plakën, e cila u shpëtua pa lëndime. Megjithatë, drama nuk përfundoi me kaq.
Pak pas lirimit të pengut, Refit Buzi i dha fund jetës, duke u vetëvrarë me të njëjtën armë gjahu që kishte përdorur për të kryer vrasjen e dyfishtë.
Drejtori i Policisë së Fierit, Erion Ahmeti, deklaroi se gjatë gjithë operacionit autori kishte kërcënuar disa herë se do të vetëvritej, kërcënim që e realizoi pasi liroi pengun. Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet që çuan në këtë ngjarje të rëndë.