AKTUALITET, 5 November 2026, 15:05

Aksidenti/ Përplasën me makinë 72-vjeçarin në Levan–Vlorë, këmbësori humbi jetën! Policia arreston dy shoferët në Fier

Aksidenti/ Përplasën me makinë 72-vjeçarin në

Policia ka arrestuar dy drejtuesit e automjeteve të përfshirë ditën e djeshme në aksidentin në aksin Levan–Vlorë, ku humbi jetën këmbësori 72-vjeçar Batjar Shahaj.

Sipas policisë 58-vjeçari Agron Biçakaj e ka goditur fillimisht këmbësorin me pasqyrën e automjetit, duke e rrëzuar në rrugë, ndërsa më pas ai është përplasur nga një automjet tjetër, me drejtues 29-vjeçarin Enkjol Idrizaj i cili dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë e dëmtimeve, 72-vjeçari ka humbur jetën. 

Njoftimi i policisë:

Fier

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit A. B., 58 vjeç, dhe E. I., 29 vjeç, të dy banues në Fier, pasi dje, në aksin rrugor “Levan–Vlorë”, shtetasi A. B., dyshohet se duke drejtuar automjetin, ka goditur me pasqyrën e tij, shtetasin B. Sh., 72 vjeç, banues në fshatin Levan, këmbësor, i cili është rrëzuar dhe më pas është goditur nga automjeti me drejtues shtetasin E. I., i cili është larguar nga vendi i ngjarjes. Si pasojë e dëmtimeve, 72-vjeçari ka humbur jetën.

Materialet proceduale i kaluan Prokurorisë.