TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 60-vjeçar nga Lushnja ka rënë në prangat e policisë pasi plagosi me thikë kushëririn e tij.
Ngjarja ndodhi një ditë më parë në lagjen "Loni Dhamo".
Dyshohet se plagosja erdhi pas një konflikti mes të arrestuarit Izet Ymerit dhe 71-vjeçarit Faslli Ymeri.
Ky i fundit ndodhet te Trauma jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
“Ditën e djeshme, në lagjen "Loni Dhamo", Lushnjë, ky shtetas dyshohet se, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) kushëririn e tij, shtetasin F. Y., 71 vjeç.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, 71-vjeçari u transportua në spitalin e Traumës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar, si dhe sekuestrimi i mjetit prerës (thikë) të përdorur gjatë ngjarjes”, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.