TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Salla e pallatit të sportit “Arefi Berberi” në Pogradec u mbush këtë të premte me emocione, duartrokitje dhe buzëqeshje fëmijësh. Mbi 90 vogëlushë u bënë pjesë e edicionit të tretë të “Maratonës së Bebeve”, një aktivitet që tashmë është kthyer në një traditë të dashur për qytetin liqenor.
Nën organizimin e Bashkisë Pogradec dhe shoqatës “Marathon Albania”, gara ruajti të gjitha standardet e një sfide të vërtetë atletik, ku çdo pjesëmarrës u pajis me numër gare dhe çip matës. Të gjithë vogëlushët u shpërblyen me medalje për pjesëmarrjen, ndërsa më të shpejtët e çdo grupmoshe ngritën kupat e tyre të para në jetë. Aktivitetit i dhanë edhe më shumë ngjyra prindërit, të cilët nuk i fshehën emocionet dhe krenarinë për këtë moment të veçantë.
Përfaqësuesit e organizimit theksuan se Pogradeci mbetet djepi i kësaj tradite që po rritet vit pas viti. “Maratona e Bebeve” dëshmoi edhe një herë se sporti nuk njeh moshë, duke dhuruar një festë të vërtetë familjare në zemër të qytetit. Kështu, mes duartrokitjeve dhe kujtimeve të pashlyeshme për familjet, Pogradeci mbylli edhe një edicion me kampionët e tij më të vegjël.