AKTUALITET, 5 November 2026, 15:41

Tabaku kërkon raportimin e kryetares: AMA është kthyer në policinë e mendimit, gjobat ndaj mediave po përdoren për t’i mbyllur hapësirën zërit opozitar

Tabaku kërkon raportimin e kryetares: AMA është kthyer në

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku apeloi sot mbrojtjen e lirisë së medias, duke kërkuar thirrjen e Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA) për raportim në Komisionin për të Drejtat e Njeriut dhe Median, të cilin ajo e drejton. Shkak janë gjobat e vendosura ndaj televizioneve.

Në një deklaratë me tone të forta politike, Tabaku akuzon kryeministrin Edi Rama se po përdor AMA-n për të kërcënuar dhe shantazhuar mediat që nuk ndjekin udhëzimet e tij.

"AMA është kthyer në policinë e mendimit dhe në mashën e sistemit. Gjobat ndaj mediave po përdoren për t’i mbyllur hapësirën zërit opozitar dhe mbështetjes për protestën.
Mesazhi për mediat është i qartë: kush i jep hapësirë kundërshtimit, ndëshkohet. Kjo është censurë përmes gjobës.
Liria e fjalës nuk mund të varet nga leja e pushtetit!"- tha Tabaku.