AKTUALITET, 25 July 2026, 12:49

“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Koçiu: Kredi deri në 2 milionë euro për bizneset

Kociu.jpg

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu vizitoi një sipërmarrje në Spitallë të Durrësit, ku prezantoi programin “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”. Sipas saj, ky projekt synon mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, të cilat përbëjnë 98% të bizneseve në vend, ku vetëm 25% e tyre arrijnë të marrin kredi.

Përmes kësaj nisme, Koçiu theskoi se qeveria merr përsipër të garantojë 70% të kolateralit përmes garancisë sovrane, si dhe do të ofrojë asistencë falas për hartimin e planeve të biznesit.

Sakaq, ajo tha se sipas kësaj skeme, bizneset vendase do të kenë mundësi të përfitojnë kredi deri në 2 milionë euro, me norma mjaft të favorshme interesi që variojnë nga 2% deri në 3% dhe me një afat të gjatë shlyerjeje deri në 10 vjet.

“Sot ndërmarrjet e vogla dhe të mesme përbëjnë 98% të sipërmarrjeve që operojnë në vend, ndërsa vetëm rreth një e katërta e tyre arrijnë të marrin kredi nga institucionet financiare. Pikërisht për këtë arsye menduam se programi Dyfisho Sipërmarrjen Tënde është instrumenti i duhur për t’u dhënë mundësinë këtyre bizneseve të rriten dhe të zhvillohen.

Përveç mbështetjes financiare, Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit do të ofrojë ekspertizë për hartimin e planeve të biznesit, në mënyrë që aplikimet të jenë sa më të plota dhe më të pranueshme nga bankat.

Programi është hartuar në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë, Shoqatën Shqiptare të Bankave dhe bankat e nivelit të dytë. Në kuadër të tij, qeveria garanton 70% të kolateralit përmes garancisë sovrane.

Përmes këtij programi, bizneset mund të përfitojnë kredi deri në 2 milionë euro, me norma interesi të ulëta, nga 2% deri në 3%, dhe me afat shlyerjeje deri në 10 vjet.

Qëllimi ynë është që kushdo që ka një ide të qartë për zhvillimin e biznesit të tij të ketë mundësinë të aplikojë. Ministria e Ekonomisë ka marrë të gjitha masat për të ofruar asistencën e nevojshme në hartimin e planeve të biznesit, duke lehtësuar edhe procedurat e vlerësimit nga institucionet bankare”, u shpreh Koçiu.