TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në këtë kohë të nxehtë vere dhe koronavirusi, erdhi momenti që të shpērthejē edhe vetë ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku.
Duke marrë indicie nga qëndrimi i skeptikëve, që sipas saj kanë deklaruar se qeveria e sotme, është e mbushur me drejtoresha dhe zëvendësministra, ajo, jo vetëm e kundërshton këtë fakt, por përshkruan Edi Ramën, me ngjyra dhe nota rozë, më të bukura se ngjyrat e tij pikturore.
- Kam ardhur në PS, që në vitin 2006, - thotë ajo në një intervistë me Endri Xhafon, duke habitur gjithë anëtarësinë socialiste, të cilët e kanë parë atë vetëm në zyra drejtoreshash, që kur s'mbahet mend, duke filluar nga Bashkia e Tiranës deri tek drejtoria e Ajrit dhe Kufijve ajrorë të Shqipërisë.
Ja çfarë i thotë ajo e indinjuar Endri Xhafos, për akuzatorët dhe skeptikët e qeverisë:
“Sa i përket atyre që thanë se kjo qeveri ishte me drejtoresha dhe zv. ministra, kam kaluar pragun e PS në shtator të 2006. Kam qenë në parti që në 2006. Edi Rama ndër vite ka qenë një person që ka zbuluar talente jo bazuar në bindjen politike por në punën që ata kryenin. Shumë njerëz që nuk e kanë perceptuar kurrë se do ishin aty. Unë nuk kam asnjë ego politike, por kam një plan të rëndësishëm. Ne nuk presim shirita, ne inspektojmë. Është e vështirë të ndjekësh ritmin e Edi Ramës por do ia dalim”, tha Balluku.
PS. Nuk dimë se sa do të jetë zemëruar nga kjo intervistë Elisa Spiropali, e cila zotëron të gjitha ekskluzivitetet për lajkat ediramore.
/TPZ.al/Tej e këtej/