TEJ E KETEJ, 12 Maj 2020, 16:28

Fluturon Avokat Ngjela: Rama po vë në jetë ëndrrën e babait tim Kiços. Ai donte të mbillte kanabis, por Enveri nuk e la!

Fluturon Avokat Ngjela: Rama po vë në jetë ëndrrën e

Bëhemi me dije, se zëdhënësi i FBI-së dhe i Departamentit të Shtetit, avokati i ditur dhe me famë, Spartak Ngjela, është sot më i gëzuar dhe më i lumturuar se kurrë.

Ky gëzim i ligjshëm, vjen nga fakti që Edi Rama po legalizon kanabisin dhe avokati po fluturon nga gëzimi, sepse kjo ka qenë një ëndërr e madhe dhe e vjetër e babait të tij, Kiço Ngjela, ish ministër i Ekonomisë dhe Financave të Enver Hoxhës.

- Kiçoja im, - thotë avokati, në një intervsitë për Denis Dyrnjanë - kërkoi 100 mijë hektarë tokë, ku do të mbillte kanabis dhe katër bimë të tjera. Me këtë kultivim, ai do t'i sillte Shqipërisë, çdo vit, 2 miliardë dollarë.

- Kiçoja ja paraqiti projektin, kryeministrit të atëhershëm, Mehmet Shehu, por ai kishte fuqi vetëm për nëntë mijë hektarë dhe i tha të shkonte tek Enver Hoxha, sepse vetëm ai mund të jepte 100 mijë hektarë.

-Kiçoja i shkretë, - tregon avokati, shkoi tek Enver Hoxha dhe ky pasi e dëgjoi i tha: Ore, jeni në vete, apo s'jeni në vete ju?! Ku ta çoj unë gjithë këtë para, 2 miliardë dollarë?!

Në këtë pjesë të intervistës edhe gazetari Dyrnjaja u hutua. Nuk dihet saktësisht nëse kjo hutesë erdhi nga kundërshtimi i Enver Hoxhës, apo nga kjo përrallë e moçme e avokatit tonë shumë të ditur...

Kur mbaroi intervista, gazetari Dyrnjaja e pyeti avokatin, se përveç kanabisit, cilat do të ishin katër bimët e tjera, që do të mbilleshin në këto 100 mijë hektarë.

- Nuk më kujtohen të katërta, - tha avokati - por lulëkuqja më kujtohet.

Lexoni më poshtë, pjesë nga deklarata e avokatit tonë të ditur.

/TPZ.al/ Tej e këtej/

Deklarata e avokatit:

Nëse do bëhet me ligj dhe këtë e ka në dorë shteti…kjo nuk është e re është shumë e vjetër se nuk kam si të jem kundër si iniciativë se ligjin se kemi parë. Pasi im at që ka qenë këtu e 27 vjet, ministër ekonomisë dhe dy vjet ministër i financave e ka pasur në agjendën e vet. Bimët medicianale ku hynte kanabais.

Ai kërkoi 100 mijë hektar dhe sipas biznesplanit atëherë do fitoheshin 2 miliard dollarë. Ishte 20 mijë dollar hektari. Vajti me gjigantët e farmaceutikës botërore. Por këta i dhanë 9 mijë hektar dhe kryeministri ia bëri me shenjë se skam ç’bëj por shko të Enver Hoxha.

Hoxha i tha a jeni në vete apo s’jeni në vete? Ai i tha ku ti çoj unë gjithë këto para. Llogarite sa mendje kriminale kishin këta njerëz. Se donte varfërinë këtu njerëzit nuk kishin bukë ai thoshte ku ti çoj këta para. Si të jem kundër që kjo vjen nga familja ime. Duhej bërë me kohë.”