TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Bëhemi me dije, se me rritjen e temperaturave dhe me rënien e virulencës së Covid-19, zëdhënësi i FBI-së dhe Departamentit të Shtetit, avokati shumë i njohur, Spartak Ngjela, nëpërmjet një mutacioni shpërthyes, është rikthyer në identitetin e tre muajve më parë.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, avokati i ditur lëshon klithmën, se reforma në drejtësi, shpresa e tij e vetme, për të rregulluar Shqipërinë, është më në rrezik se kurrë dhe se vetëm ai dhe ambasadorja amerikane, Yuri Kim, mund të na shpëtojnë nga kjo tragjedi!
Në këtë status, avokati i'u shpjegon shqiptarëve, se çfarë po mendon dhe çfarë është duke bërë ambasadorja Yuri Kim dhe sigurisht edhe vetë avokati, për të shpëtuar reformën në drejtësi.
- Për reformën në drejtësi, shqiptarët e kanë shpresën vetëm tek ambasadorja Kim, - thotë avokati i shquar. Ajo dyshon për një marrëveshje të fshehtë, domethënë ajo ka prova edhe për Ramën...
- Të gjithë këta të korruptuar, janë në tërbim, sidomos Meta dhe bashkë kanë gjetur një kalë të ngordhur, që të destabilizojnë Shqipërinë, por ambasadorja dyshon se kalin e ka vrarē Rama, për të krijuar destabilizim. Të paktën kështu mendoj unë, - konkludon avokati ynë i çmuar dhe i ditur.
PS. Për t'u bërë me dije, më gjerësisht, por edhe më qartësisht, për atë çka avokati mendon dhe konkludon, për reformën dhe ambasadoren dhe sigurisht vetëveten, lexoni statusin e tij të plotë! Ndoshta, në fund të këtij leximi, ju mund të kuptoni edhe kush është kali që ka vrarē Rama.
/TPZ.al/ Tej e këtej/
SPARTAK NGJELA - FAQJA ZYRTARE
Pse po dyshon kaq thellë ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim?
Ambasadorja amerikane doli në thelb të çështjes: ajo sot pyet: mos ka një marrëveshje të fshehtë për të vrarë Reformën në Drejtësi? E dini pse, sepse ajo e di që i gjithë korrupsioni shqiptar kërkon të vrasë Reformën. Reforma i fshin të gjithë; kurse tani pas karantinës duhet të fillojë goditja drastike e saj.
Të dyja palët janë nën presionin e akuzës që po iu vjen: Ramës i rrezikohen katër ministra apo ish ministra të korruptuar, me prova nga ndërkombëtarët. Dhe këtë ai e di.
Por, për Reformën në Drejtësi, të gjithë shqiptarët e kanë shpresën tek ambasadorja Yuri Kim. Dhe ajo nuk po i zhgënjen. Kurse ajo tani po dyshon për një marrëveshje të fshehtë.
Po Rama?
Ambasadorja dyshon, për një marrëveshje të fshehtë: domethënë që ajo ka prova edhe për Ramën. Të paktën kështu duket.
Nëse ka prova, duhet të veprojë sa më shpejt, sepse ky është muaji i parë dhe deri në Korrik duhet të përfundojë themeli i Reformës. Këtu qëndron edhe frika e të korruptuarëve të mëdhenj të Shqipërisë.
Të gjithë këta të korruptuar janë në tërbim sidomos Meta; dhe bashkë kanë gjetur një kalë të ngordhur që të destabilizojnë Shqipërinë, por ambasadorja po dyshon se kalin e ka vrarë Rama për të krijuar destabilizim. Të paktën kështu mendoj unë.
A të jetë e vërtetë?
Këtë e din Yuri Kim. Por nuk është pak, sepse kjo don të thotë se këta të çartallosur me frikë nga Reforma, duan destabilitetin e Shqipërisë.
Por, a është e mundur kjo? Aspak, asgjë nuk bëjnë dot. Nuk e kanë fare të mundur, sepse nëse e kanë shpresën te Rama-Basha, dhe ambasadorja godet Ramën, socialistët e Ruçit e rrëzojnë Ramën, sepse e kanë parë një herë se çdo të thotë për ta të jesh kundër Amerikës.
Megjithatë, të shohim se si do të precipitojnë ngjarjet pas dyshimit të ambasadores së Shteteve të Bashkuara në Tiranë.