TEJ E KETEJ, 21 Qershor 2020, 15:58

Avokati i ditur Ngjela: Në Kosovë do të bëhet lufta e Vlorës, fillon procesi i marrjes së tokave në Maqedoni!

Avokati i ditur Ngjela: Në Kosovë do të bëhet lufta e

Pas rikthimit dhe shpërthimit të rasteve të Covid-19 në Shqipëri, vjen edhe një shpërthim i madh, i thellë dhe i gjerë, i zëdhënësit të FBI-së dhe Departamentit të Shtetit, avokatit tonë të ndritur, Spartak Ngjela.

- Jo vetëm që nuk do të ketë shkëmbim territoresh Kosovë-Serbi, por menjëherë nga njohja e Kosovës prej Serbisë, me detyrim amerikan, do të fillojë procesi i tokave shqiptare në Maqedoni, madje edhe më tej, - shprehet solemnisht avokati.

- A mund të qëndrojë më, opsioni i shkëmbimit të territoreve, në raportin e bisedimeve Kosovë-Serbi? - pyet veten avokati i ditur dhe po vetë i përgjigjet vetëvetes.

- Jo! Ky është një opsion i vdēkur. Po të vendoset shkëmbimi i territoreve në Kosovë, ju garantoj që do të përsëritet sërish lufta e Vlorës! Madje kuptohet, se në Prishtinë ka shkuar ndërkohë edhe Avni Rustemi...

PS. Të gjitha këto shpjegime të paimagjinueshme, që nga koha e Ilirëve dhe deri sot, i gjeni të zgjeruara më poshtë, në dy statuse shumë koncize të avokatit tonë të ditur, Spartak Ngjela. Lexojini patjetër, mos e humbisni këtë shans!

/TPZ.al/Tej e Këtej/

SPARTAK NGJELA - FAQJA ZYRTARE

STATUSI 1

Përgjigje për territoret që mendohen të rrezikuara nga të shiturit.

Jo vetëm që Nuk ka shkëmbim territoresh Kosovë - Serbi; por, menjëherë nga njohja e Kosovës prej Serbisë, me detyrim amerikan, do të filloi procesi i tokave shqiptare në Maqedoni dhe madje edhe më tej.

Patriotët të rrinë të qetë, të shiturit sigurisht që do të mbeten pa rroga...

STATUSI 2

A mund të qëndrojë më opsioni i shkëmbimit të territoreve në raportin e bisedimeve Kosovë - Serbi?

Jo, ky është një opsioni i vdekur. Arsyeja kryesore është fakti që shqiptarët e Kosovës u bashkuan si një trup kundër kësaj mundësie, dhe të gatshëm për të mbrojtur trojet e tyre mijëravjeçarë.

Po a mund të ketë më kthim mbrapa për këtë çështje?

Jo, nuk mund të ketë një kthim mbrapa, sepse po të vendoset shkëmbimi i territoreve në axhendën e bisedimeve Kosovë - Serbi, në Kosovë shpërthen një luftë historikë shqiptare për mbrojtjen e kufijve historikë.

Nuk është aq e thjeshtë kjo luftë: në Kosovë ju garantoj se do të përsëritet sërisht Lufta e Vlorës.

Madje kuptohet se në Prishtinë ka shkuar ndërkohë dhe Avni Rustemi, sepse, kur ai vrau tradhëtinë, aktivist i Kosovës ka qenë dhe, më pas, edhe deputet i saj.