TEJ E KETEJ, 7 Prill 2020, 19:02

Kujtim Gjuzi akuzohet si bartës koronavirusi. Ai egërsohet dhe do ti drejtohet gjykatës (video)

Kujtim Gjuzi akuzohet si bartës koronavirusi. Ai egërsohet dhe do ti

Deputeti i njohur, por edhe shumë i rëndësishem, zotni Kujtim Gjuzi, në këtë kohë të tmerrshme koronavirusi, është shumë i zemëruar dhe tejet i egërsuar.

Disa gojë të liga, duke përfituar nga kjo situatë e errët që na ka pllakosur, kanë deklaruar, që deputeti ynë i mençur dhe i nderuar, zotni Kujtimi është me koronavirus.

Kaq ka mjaftuar që Kujtim Gjuzi të revoltohet dhe për pasojë të shpërthejë:

Nuk jam me koronavirus,- deklaron ai. Kjo është shpifje dhe ata që e kanë përhapur do të pergjigjen përpara drejtësisë, drejtpërdrejt në dyert e gjykates, sapo ato të hapen dhe të funksionojnë.

Unë dhuroj gjak, -thotë më tej deputeti Gjuzi, në videon e vet. Dhe ndryshe nga të tjerët dhuroj gjak dy herë më shumë se njeriu i zakonshëm, jo 350 gram por plot 700.

Me tej në videon e vet deputeti Gjuzi shpjegon, se dieta qe ai përdor për tu mbrojtur dhe për t'a mbajtur sa më larg koronavirusin është kjo: Në mëngjes një kilogram kos, përzierë me mjaltë, çokollatë, arra dhe lajthi. Kjo perzierje mbron organizmin dhe ngreh lart imunitetin. Në drekë 500 gram domate, ndërsa pasdite përdor shegë dhe djathë. Meqënëse jam shëndoshur pak përdor gjerësisht djathë dhie, - thekson Gjuzi.

Nderkohë, deputeti ynë sqaron më tej, në videon e vet, se çdo ditë këshillohet me mjekë të ndryshëm dhe të shumtë, si androlog, obsteter, urolog, pediatër, mushkrilog dhe në mënyrë të çuditshme ai këshillohet vazhdimisht edhe me një mjek gjinekolog.

Duke realizuar gjithë këtë mbrojtje, shumë më të madhe se mbrojtja që bën sot Donald Trumpi, apo vetë Edi Rama, brenda mureve të Surrelit, deputeti ynë ka vënë në jetë me shumë sukses shprehjen: Nuk bie koronavirusi në Kujtim Gjuz.

PS. E gjithë kjo që ju treguam më lart, nuk ka pikë kuptimi, po nuk ndoqët videon e mëposhtme të deputetit tonë shumë të nderuar, zotni Kujtim Gjuzit.

/TPZ.al/ Tej e këtej/

VIDEO: