LIFESTYLE, 15 Prill 2023, 18:30

Deklarata shokuese e avokat Ngjelës: Femrat mezi bëjnë rezistencë, shtiren sikur s’duan. Edhe kur abuzohet dorëzohet nga kënaqësia

Deklarata shokuese e avokat Ngjelës: Femrat mezi bëjnë

Jemi habitur shpesh me deklaratat e avokatit Spartak Ngjela për FBI-në, SHBA-të dhe politikën shqiptare. Herë pas here dhe me pëlqimet e tij në show-bizzin shqiptar, por deklarata e fundit e tij ka bërë bujë në rrjet.

Gjatë një interviste për binjakët në emisionin "Më ler të flas", ai u shpreh se ka momente kur gratë nuk i rezistojnë dot vështrimit të një mashkulli, si edhe “bëjnë skema sikur s’duan” të kryejnë marrëdhënie.

Madje jo vetëm kaq. Ai deklaroi se “vjen një moment i caktuar që femra mbasi ka filluar të shtrëngohet për përdhunim dorëzohet nga kënaqësia”.

“Nuk e di sa është përqindja por ka raste kur femra nuk reziston dot vështrimit të tij. Po flasim për momentin psikik, është dobësi. Nuk e ka burri, e ka vetëm gruaja. Pse nuk i reziston dot gruaja vështrimit të tij, e shumë gjëra të tjera. P.sh. në legjislacionin anglez nuk mund ta akuzosh tjetrin për përdhunim në rast se nuk ke rezistuar.

Ajo duhet të rezistojë. Është edhe skema e vajzës se bën sikur s’do.

Ato që akuzojnë x për përdhunim në bazë të të drejtës penale angleze ata masin sa e ke segmentin e rezistencës. Se vjen një moment i caktuar që femra mbasi ka filluar të shtrëngohet për përdhunim dorëzohet nga kënaqësia.

Prandaj duhet të jetë rezistenca e madhe që ai ta dënojë, sepse mund të jetë skerco. Bën sikur s’do, këtu matet shkalla e rezistencës”, tha avokati Ngjela në emision.