LIFESTYLE, 14 Prill 2023, 15:22

Në pritje të bebit numër 2, zbulohet gjinia e fëmijës së Rihannës

Në pritje të bebit numër 2, zbulohet gjinia e fëmijës

Rihanna dhe partneri i saj, A$AP Rocky, po përgatiten të presin fëmijën e tyre të dytë, vetëm një vit pas lindjes së djalit të saj.

Këngëtarja e njohur zbuloi shtatzëninë me paraqitjen e saj në Super Bowl Halftime Show në shkurt dhe pritet të lindë në verë.

Spekulimet për gjininë e foshnjës filluan të qarkullojnë në internet pasi Rihanna u pa në një qendër tregtare në Los Angeles së fundmi. Paparacët e kapën duke bërë blerjen e saj në një dyqan bebesh dhe fakti që ajo po shikonte kostume për fëmijë në ngjyrë rozë, bëri që fansat të supozojnë se ajo është në pritje të një vajze.

Natyrisht, siç kanë theksuar disa, ajo kishte bërë diçka të ngjashme gjatë shtatzënisë së saj të parë dhe më në fund solli në jetë një djalë. Pra, e gjithë kjo mund të jetë vetëm informacion i rremë.