LIFESTYLE, 15 Prill 2023, 19:04

Faqja e "Eurovision" prezanton familjen Kelmendi: Një lidhje e vërtetë, të gjithë do të ngjiten në skenën e Liverpool

Faqja e "Eurovision" prezanton familjen Kelmendi: Një lidhje e

Këngëtarja e njohur nga Kosova, Albina Kelmendi do ta prezantojë Shqipërinë në “Eurovision 2023”.

Ajo do ta performojë këngën “Duje” së bashku me babanë, nënën, dy motrat dhe të vëllanë.

Faqja e Eurovisionit ditën e sotme (e shtunë) ka prezantuar në mënyrë të veçantë artisten nga Peja.

 

“Një çështje e vërtetë familjare nga Shqipëria këtë vit me Albinën, nënën e saj, babanë, vëllanë dhe motrat”, thuhet në postim.

“Të gjithë duke u ngjitur në skenë në Liverpool”, është shkruar më tej në postimin e publikuar në Facebook.

Ndërkaq, javë më parë BBC ka bërë një analizë në lidhje me këngën e Shqipërisë në Eurovision.

Sipas tyre, Shqipëria nuk pritet të ketë ndonjë arritje të madhe.

Mes tjerash, u cilësua si një baladë dramatike dhe mjaft e rëndë.