LIFESTYLE, 4 Shkurt 2024, 09:25

Pirro Dhima dhe Afërdita Skafida martohen, çifti është në pritje të fëmijës së parë

Pirro Dhima dhe Afërdita Skafida martohen, çifti është

Pirro Dhima dhe Afërdita Skafida u martuan në një rreth të ngushtë familjar në kishën e Agios Georgios në Kavouri pasditen e së shtunës (3/2).

Në fakt, çifti po përgatitet të mirëpresë së shpejti fëmijën e tyre të parë, ndërsa Pirro Dhima ka katër fëmijë të tjerë nga martesa e tij e parë. Lajmi i bukur u bë i njohur përmes rrjeteve sociale me imazhe të publikuara nga miqtë e çiftit.

Afërdita më bëri të buzëqeshja përsëri

“Afërdita më bëri të buzëqeshja përsëri. Ajo është një person shumë i ngrohtë, shumë i ëmbël, ka shumë dashuri në vete. Nuk është e lehtë të gjesh një njeri që të kupton. Jam i lumtur, ajo më bën të lumtur. Nuk është e lehtë të gjesh një partnere që të kuptojë, si ndihem. Nuk është aspak e lehtë të gjesh njeriun tënd”, ka theksuar në një intervistë të fundit Pirro Dhima.

“Isha i zhgënjyer. Erdhi në një moment shumë të vështirë të jetës sime, atëherë kisha humbur nënën time. E kam njohur si sportiste, 2000 herë kam kaluar para saj. Mund ta shihja, por nuk mund ta takoja. Nuk folëm kurrë, nuk u përshëndetëm dhe u takuam shumë më vonë. Aty ku nuk e pret… Që në momentin e parë, që në shikimin e parë”.

Pirro Dhima dhe Afërdita Skafida martohen, çifti është

Pirro Dhima dhe Afërdita Skafida martohen, çifti është

Pirro Dhima dhe Afërdita Skafida martohen, çifti është

Pirro Dhima dhe Afërdita Skafida martohen, çifti është