LIFESTYLE, 13 Prill 2023, 13:30

Luizi i thotë ‘lamtumirë’ varfërisë/ Sa do të paguhet nga klubet e natës pas daljes nga Big Brother

Luizi i thotë ‘lamtumirë’ varfërisë/ Sa do

Që prej nisjes së “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli është konsideruar si fituesi i çmimit të madh prej 100 mijë eurosh. Këngëtari ka arritur të fitojë zemrat e të gjithë shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit me karakterin dhe lojën e tij brenda shtëpisë së famshme.

Artisti i cili prej vitesh është larguar nga skena, më parë ka pasur një karrierë të suksesshme në muzikë duke marrë pjesë në festivalet më të rëndësishme, siç është dhe përfaqësimi i tij në “Eurovision 2006” me këngën “Zjarr e Ftohtë” e cila po dëgjohet ende edhe sot.

Mirëpo duket se pas mbarimit të spektaklit, Luizin e pret një sukses i madh në klubet e natës ku momentalisht po ofrohen shifra të mëdha parash që artisti të performojë.

Në lidhje me këtë gjë  ka folur dhe menaxheri i njohur i klubeve të natës Xhani Demika, i cili tha se deri më tani shifrat për një performancë të Luizit kanë shkuar deri në 10 mijë euro.

“Luizi do të kërkohet shumë nga klubet e natës dhe lufta do të jetë se kush do ta marr i pari, unë kam marrëdhënie të afërta me familjarët dhe miqtë e tij të ngushtë, shifrën e di, një diskutim që është bërë dhe ofruar, shifrat kanë filluar me pesë (mijë), me 7 dhe kanë arritur në 10-të sepse është bërë si ankand dhe deri tani ka arritur deri në 10-të, por ende nuk dihet deri të përfundojë Big Brother”, ka thënë Demika.